Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sherri me thika në Korçë, 8 të arrestuar
Mbi 8 persona të arrestuar nga policia e Korçës deri në këto momente lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije, se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal në afërsi të Parkut të qytetit, sherr i cili ka nisur për motive banale, ku janë përdorur mjete prerëse dhe mjete të forta. Mësohet gjithashtu se në vijim gjate ditës pritet komunikata e policisë.