Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajve shtator-tetor në Teatrin Kombëtar, drama dhe komedi në skenë
Nga Julia Vrapi Sezoni i ri artistik në Teatrin Kombëtar përmban premiera teatrore, por dhe shfaqje të tjera që janë produksione të këtij institucioni më parë apo edhe në bashkëpunim me teatro të tjerë në rrethe. Drama dhe komedi do të jenë përgjatë dy muajve shtator-tetor në Teatrin Kombëtar te “ArTurbina”, që do të nisin të shfaqen që në ditët e këtij muaji në skenë për publikun. Shtatori sjell në skenë komedinë “Kërkohet një tenor”. Komedi nga Ken Ludwig me regji nga Armand Bora, që do të jetë në skenë për publikun në datat 18,19, 20, 21 shtator si dhe në datat 25, 26, 27, dhe 28 shtator. Kjo shfaqje teatrore shënoi më parë këtë vit premierën në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të...