Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Largohet nga BKH pas 5 vitesh Aida Hajnaj, drejtimin e merr zv.drejtori-Gara për kreun e hapur
Aida Hajnaj TIRANË-Sot përfundon mandati pesëvjeçar i Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sipas njoftimit zyrtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, më 1 shtator 2025, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit me rend dite “Diskutimi/miratimi i Projektvendimit: Për lirimin nga detyra të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”. Mbledhja do të zhvillohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Drejtimin e institucionit do ta mbajë përkohësisht zëvendësdrejtori, duke siguruar vijimësinë e punës hetimore. NJOFTIMI Me përfundimin e mandatit 5-vjeçar të Hajnajt gara për kreun e ri të BKH është tashmë e hapur. Sipas rregullores, ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së,...