Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Shuhet gjeniu i kinemasë shqiptare në artin regjisorial
Është shuar ai që pa droje mund të konsiderohet si regjisori më i madh i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Një bregas nga Vunoi, ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas filima e personazhe ikonikë. Në karrierën e tij 40-vjeçare realizoi 14 filma artistikë dhe dhjetë filma dokumentarë. Ishte autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e shkroi vetë. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze u nderua me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Pas rënies së komunizmit do kishte dhe një angazhim të shkurtër politik me PD-në. Ishte ministër Kulturë në qeverinë e parë demokratike, post të...