Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shuhet regjisori i madh Dhimitër Anagnosti
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë publik e bija, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti Ndërron jetë regjisori i madh Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!” Anagnosti konsiderohet si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të ekranit shqiptar. Ai është regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe dhjetëra të tjerë. Ndër të tjera ai ka lënë gjurmë edhe si skenarist dhe autor librash. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai u vlerësua me tituj...