Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh dhe ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar të përfshirët. Njoftimi i plotë: Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën....