Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shërbente si fytyra publike e organizatës terroriste, kush ishte Abu Obeida, zëdhënësi i Hamasit i vrarë nga Izraeli
Ushtria izraelite deklaroi të dielën se ka eliminuar zëdhënësin e krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obeida, një nga figurat më të njohura të komunikimit të grupit militant. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, e identifikoi atë si të vrarë gjatë fundjavës, megjithatë Hamasi nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi këto pretendime. Deklarata e fundit e Obeidës u publikua të premten, pikërisht kur Izraeli shpalli qytetin e Gazës zonë luftime, pas nisjes së një ofensive të zgjeruar të cilën komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar. Në mesazhin e tij, ai paralajmëroi se militantët do të mbronin me çdo kusht pengjet e gjalla, ndërsa shtoi se mbetjet e atyre që kanë humbur jetën do të “zhdukeshin përgjithmonë”. Pesë raketa goditën katin e dytë dhe të tretë të...