Dinamo plot personalitet, shkund Vllazninë në “Elbasan Arena”

Dinamo plot personalitet, shkund Vllazninë në “Elbasan Arena”

Java e dytë: Dinamo Siti- Vllaznia 3-1 (Bregu 35’, Guindo 59’, Berisha 83’ /  Balaj 94’) Dinamo e nis me këmbë të mbarë aventurën e edicionit të 87-të në Superiore. Blutë thyen 3-1 Vllazninë e Shkodrës duke demostruar në fushë personalitet e cilësi të madhe. Dejvi Bregu, saliu Guindo dhe Hekuran Berisha autorë të golave për kryeqytetasit ndërsa kapiteni i kuqebluve Bekim Balaj shënoi në fund të kohës shtesë për 3-1 final. Ndërkohë kampionati ndalet për dy javë (ndeshjet e Kombëtares me Gjibraltarin miqësore me 4 shtator dhe Letoninë më 9 shtator për kualifikueset e Botërorit). Dinamo ndërkaq do të zhvillojë me 5 shtator takimin e prapambetur me Teutën. Vazhdo leximin