Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
E moshuara goditet nga një motor në “Rrugën e Pestë”, transportohet në spital
E moshuara goditet nga një motor në “Rrugën e Pestë”, transportohet në spital Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë një supermarketi në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë, e njohur ndryshe si “Rruga e 5”. Një motor ka përplasur një grua rreth të 70-ave, e cila ka pësuar fraktura të shumta. Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, mësohet se e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb