Sharl Bodler dhe “Lulet e së Keqes”, kur poezia shkonte në bankën e të akuzuarve

Sharl Bodler dhe “Lulet e së Keqes”, kur poezia shkonte në bankën e të akuzuarve

Nga Albert Vataj Bota e artit njeh shumë raste kur shpura e hakërruar e zemëratës puritane ka djegur me zjare e përndjekur me anatemë kryevepra dhe dishepuj. Bota krejt është ngjethur para këtyre gardianëve të moralit, por artistët kanë treguar me vepër dhe aktin sublim të krijimit t’i bëjnë ballë kësaj stuhie rrapëllitëse, një prej tyre ishte edhe Sharl Bodler.  Kryevepra e tij, “Lulet e së Keqes” u çua në bankën e të akuzuarve dhe u ndëshkua. Dënimi për përdorim fjalori të turpshëm si edhe fyerje të moralit publik i shkaktoi vëllimit poetik “Lulet e së Keqes” dhe autorit ë saj Sharl Bodler një  goditje anatemuese. Poeti Arthur Rimbaud thoshte për Bodlerin se “… ai qe vetë Perëndia!”, ndërkohë që gjykatësit e Napoleonit të III-të...