Shpaloset programi garues i filmave të shkurtër në PriFest 2025

Shpaloset programi garues i filmave të shkurtër në PriFest 2025

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Prishtinës – PriFest ka shpallur programin garues të filmave të shkurtër për edicionin e këtij viti, i cili do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator në Kino Armata në Prishtinë. Programi përfshin shtatë filma të shkurtër, të gjithë premiera në Kosovë, një prej tyre premierë rajonale, dhe një tjetër premierë evropiane. Këta filma vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe trajtojnë tema të fuqishme si falja, rebelimi, intimiteti dhe humbja. Në listën e filmave pjesëmarrës janë: ONE PUNCH – Huse Monfaradi, Mbretëria e Bashkuar (10 minuta) / Premierë EvropianeNjë rrëfim i vendosur në një burg britanik, ku një i burgosur përballet me prindërit e djalit që ai e ka vrarë. ONE WOMAN FILM – Anita Morina, Kosovë...