Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Agim Baçi: Ëndërr, s’më the, si është aroma jote?
Nga Agim Baçi (tregim)– Ëndërr, s’më the, si është aroma jote?– Aromë? Po pse më pyet?– Sepse dua të di, a ta kanë dalluar aromën tënde njerëz të ndryshëm kur të shohin?– Po, kam. Dhe çuditërisht janë gratë më shumë ato që ndjejnë aromën dhe përmes kësaj ndjesie vendosin nëse do të kenë një vijim të komunikimit apo jo.– Vendosin për komunikim me ty si ëndërr, apo me njeri tjetër?– Edhe me mua edhe me njerëz që i shohin përmes meje. Gratë na jepen neve ëndrrave me gjithë qenien e tyre. Por ju burrat mendoni se ato na jepen nga pafuqia për të konkurruar me ju burrat. Në fakt, ato ëndërrojnë sepse besojnë se me ne kanë më shumë kuptim në atë që duan të...