18 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit: Kabineti e mori vendimin

18 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit: Kabineti e mori vendimin

Të paktën 18 palestinezë kanë humbur jetën që nga sulmet izraelite në Gaza që nga agimi i sotëm, përfshirë 13 persona që po prisnin për ndihmë ushqimore, raporton Al Jazeera. Ushtria izraelite po intensifikon operacionet e saj me qëllim pushtimin e qytetit verior të Gazës dhe dëbimin e rreth një milion banorëve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në mbledhjen e kabinetit: “Kabineti mori një vendim për t’u përballur me Hamasin dhe për të liruar pengjet tanë. Forcat tona kanë nisur tashmë zbatimin e këtij plani.” Ai shtoi se ushtria ka goditur zëdhënësin e Hamasit, Abu Obeida, por fatin e tij ende nuk e dinë: “Shpresoj që ai të mos jetë më me ne, por ende nuk ka askush në anën e Hamasit për t’iu përgjigjur...