Mungesa e mesfushorit të Kombëtares, FSHF del me njoftim zyrtar për situatën

Mungesa e mesfushorit të Kombëtares, FSHF del me njoftim zyrtar për situatën

Ylber Ramadani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e shtatorit. Leçe e kishte njoftuar diçka të tillë dje, ndërsa edhe FSHF ka konfirmuar mungesën. Bëhet fjalë për një infeksion të përsëritur në laring. Dhe mesfushorit i duhen disa ditë për t’u bërë mirë. Njoftimi i FSHF-së: “Mesfushori Ylber Ramdani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares”.