Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kallas: 2030-ta objektiv realist! Rama: Në 11 maj do marrim një rezultat që çon përpara anëtarësimin
Nëse miratohen dhe zbatohen reformat Shqipëria brenda 2030-ës është në Bashkimin Europian, konfirmoi përfaqësuesja e Unionit për Politikën e Jashtme Kaja Kallas në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. “2030-ta është një objektiv realist? Po është në rast se në do të ndërmarrim hapat e duhura gjatë rrugës. Shqipëria me reformat e saj që duhen miratuar, por edhe me reformat që duhet të vihen në zbatim. Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, pasi është themel i BE, por edhe themeli i begatisë së një vendi. Në rast se investuesit kanë besim te sistemi juaj ligjor atëherë ata kanë besim që të investojnë në ekonominë tuaj. Kështu që kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është objektiv realist në rast...