Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Pakujdesi/ Ndezi zjarr për të djegur disa mbeturina, nis procedimi penal për 76-vjeçarin
                            Një 76-vjeçar nga fshati Mjekës është proceduar penalisht nga prokuroria e Elbasanit, pasi i vuri flakën një sipërfaqeje me shkurre. Prokuroria e Elbasanit thotë se ka nisur procedim për shtetasin B. J., 76 vjeç, pasi në fshatin Mjekës, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.