Po shkonin në Peqin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Po shkonin në Peqin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Personat që shihni në foto janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës në Peqin. Gabriel Lluca, drejtuesi i automjetit dhe miku i tij Denis Korbi po shkonin në Peqin, në momentin që makina e tyre ka dalë nga rruga në zonën e quajtur “Ura e Teqes” dhe u përplasën me një banesë, duke humbur jetën në vendngjarje. Njoftimi i policisë: Peqin/Informacion paraprak Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve...