Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
New York Times: Izraeli tentoi të vrasë presidentin iranian, gjurmuan celularët e truprojave
Sipas një raporti të The New York Times, Izraeli tentoi të vrasë presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe disa zyrtarë të lartë politikë disa ditë pas fillimit të luftës në qershor. Raporti thotë se avionët izraelitë goditën një bunker nëntokësor, 30 metra brenda një pjese mali në perëndim të Teheranit, ku Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit po mbante një mbledhje më 16 qershor. Inteligjenca izraelite thuhet se ndoqi lëvizjen e zyrtarëve të lartë duke hakuar telefonat e truprojave të tyre. Përveç Pezeshkian, në mbledhje morën pjesë kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Ghalibaf dhe Hossein Mohseni-Ejei, kreu i gjyqësisë së Republikës Islamike. Avionët izraelitë hodhën gjashtë bomba mbi bunker, duke shkatërruar hyrjet dhe daljet, por pa arritur të vrisnin personat brenda. Truprojat që mbetën jashtë...