Sulm me dron pranë rezidencës së Putinit, flakë masive përfshijnë pyjet përreth

Sulm me dron pranë rezidencës së Putinit, flakë masive përfshijnë pyjet përreth

 Sulmet me dronë ukrainas shkaktuan zjarre masive në pyje që u afruan vetëm pak kilometra larg rezidencës luksoze të udhëheqësit rus Vladimir Putin përgjatë Detit të Zi, e njohur si “Pallati i Putinit”. Autoritetet lokale ruse thanë se rreth 100 ekipe emergjence luftuan me zjarrin, i cili u shkaktua nga rënia e mbeturinave nga një dron ukrainas. Flaka u përhap vetëm 9 kilometra nga kompleksi i gjerë prej 190,000 metrash katrorë i Putinit në Kepin Idokopas, pranë qytetit turistik të Gelendzhik, i vendosur jo shumë larg Krimesë. Nuk u raportuan të lënduar ose të vdekur, megjithëse shërbimet lokale të emergjencës thanë se disa persona u evakuuan për shkak të tymit dhe u desh të transportoheshin në një vend të sigurt me varkë. Nuk dihet nëse...