Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Budapest shqiptari me dy identitete
                            Është arrestuar në Budapest me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, më 21 shkurt 2024, me 5 vite burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 11 muaj e 16 ditë. Ngjarja për të cilën është dënuar daton në vitin 2013, kur në bashkëpunim me persona të tjerë, ka sulmuar rojën e një pusi nafte, duke i grabitur një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe dokumente të ndryshme. “Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës,...