Siguria detare/ 20 mjete lundruese të bllokuara nga policia në 1 javë, shpëtohen 38 pushues

Siguria detare/ 20 mjete lundruese të bllokuara nga policia në 1 javë, shpëtohen 38 pushues

Në një javë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ka bllokuar 20 mjete lundruese për shkelje të ndryshme. Sipas bilancit të Policisë së Shtetit, nga Komani e deri në Ksamil janë monitoruar dhe kontrolluar 321 mjete lundruese. Nga këto janë bllokuar 20, prej të cilave 8 që kishin shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar pushuesit. Pronarët e këtyre mjeteve janë gjobitur me 1 milion lekë të reja. Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë shpëtuar edhe 38 pushues, vendas e të huaj, të cilët kishin kërkuar ndihmë në mes të detit. Po kështu u shpëtuan edhe 17 mjete lundruse. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Vijon monitorimi nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, i hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të...