Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lufta në Gaza, ekzekutohet zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit
Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida, u vra në një sulm të Forcave të Armatosura Izraelite (IDF) në qytetin e Gazës, raportoi të dielën kanali saudit Al Arabiya.Sipas një burimi IDF goditi apartamentin ku ndodhej Abu Obeida, duke e vrarë atë dhe të gjithë të tjerët që ishin brenda, dhe se familja e tij dhe udhëheqësit e Brigadave Qassam konfirmuan vdekjen e tij. IDF kreu sulmin duke synuar ‘një terrorist të lartë të Hamasit në Qytetin e Gazës’, konfirmuan IDF dhe Shin Bet në një deklaratë të përbashkët të shtunën.