Ushtarët rusë si Harry Potter, përdorin “mantelin e padukshëm”

Ushtarët rusë si Harry Potter, përdorin “mantelin e padukshëm”

Një rrëfim nga fronti i Donbasit tregon se si dy ushtarë rus, me emrat e betejës Miron dhe Kharon, janë infiltruar thellë pas linjave ukrainase për të dërguar koordinata te artileria ruse dhe për të goditur pozicionet e armikut. Ata përdorin një “armë” të pazakontë, mantelin termik, i ngjashëm me “mantelin e padukshëm” të Harry Potter-it. Sipas raportimeve të kanalit Telegram pro-Kremlinit, Kotsnews, dy ushtarët mbuluan trupat me kapuçë dhe veshje të veçantë që fshehin nxehtësinë e trupit, duke i bërë pothuajse të padukshëm për dronët ukrainas me sensorë infra të kuqe. Manteli, i cili mund të blihet online nga 200 deri në 400 euro, shtrihet deri tek çizmet dhe përdor materiale sintetike “multispektër” për të mashtruar syrin njerëzor dhe sensorët elektronikë. Teknika nuk është...