Atletico Madrid i jep një “asist” Zhegrovës për kalimin te Juventusi

Atletico Madrid i jep një “asist” Zhegrovës për kalimin te Juventusi

31 Gusht 2025 11:10 Telesport Juventusi po fokusohet totalisht në orët e fundit të merkatos për Edon Zhegrovën dhe ka nisur bisedimet me Lille. Gazetari Fabrizio Romano raporton se bardhezinjtë e pëlqejnë shumë 25-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës. Për të kanë bërë oferta edhe klube të tjera, si për shembull Marseille. Atletico Madrid po kërkon me ngulm Nico Gonzalez dhe kjo do ta ndihmonte shumë Juventusin për financimin e blerjes së Zhegrovës. Nëse Nico Gonzalez shitet në Madrid, Zhegrova menjëherë vishet bardhezi.