Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Takimi mes Putinit dhe Zelenskyt i pamundur, por një samit trepalësh…”/ Trump: Ndoshta Moska dhe Kievi duhet të luftojnë edhe pak
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për Daily Caller se një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është aktualisht i pamundur, por një takim trepalësh me pjesëmarrjen e tij është i mundshëm. “Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë. Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati”, u shpreh Trump. Ai shtoi se është i gatshëm të përdorë avionë amerikanë për të garantuar sigurinë e një samiti të mundshëm, me qëllim për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump theksoi se është i interesuar për një zgjidhje diplomatike, ndonëse theksoi se “këta nuk janë ushtarët tanë”. “Pesë deri në shtatë mijë njerëz...