Bleona Qereti e paditi dhe kërkon 2 mln $, reagon Kokalari: Absurditete dhe gënjeshtra…do të më dëmtojë imazhin

Bleona Qereti e paditi dhe kërkon 2 mln $, reagon Kokalari: Absurditete dhe gënjeshtra…do të më dëmtojë imazhin

Evi kokalari-Bleona qereti TIRANË- Këngëtarja Bleona Qereti njoftoi depozitimin e një padie në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, kundër aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalarit. Qereti kërkon nga aktivistja një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarë. Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i Kokalarit, e cila thotë se me këtë padi, është kengëtarja e cila synon t'i dëmtojë imazhin. Në reagim, Kokalari bën me dije se mund të nxjerrë dëshmitar individë që janë emra të njohur në Shqipëri, të cilët mund të përgënjeshtrojnë padinë.  Reagimi i plotë i Evi Kokalarit: “Deklarata për shtyp që paditësja i ka nisur medias Shqiptare sot, është absurditet sidomos kur zgjedhë copëzat të saj thjeshtë për të dëmtuar figurën time, ndërkohë që për dëmtim figure më akuzon në këtë padi. Nuk di nëse...