Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump lë të hapur mundësinë e përdorimit të avionëve amerikanë për të garantuar sigurinë e Ukrainës
Në një intervistë për Daily Caller, Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i gatshëm të angazhojë avionë amerikanë si garanci sigurie për të ndihmuar në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. “Ndoshta do të bëjmë diçka. Do të më pëlqente të shihja një zgjidhje. Nuk janë ushtarët tanë, por çdo javë vriten nga pesë deri në shtatë mijë persona, kryesisht të rinj. Nëse do të mund ta ndaloja këtë, dhe herë pas here të fluturoja ndonjë avion, do të ishin kryesisht europianët që do të angazhoheshin, por ne do t’i ndihmonin”, u shpreh Trump. Presidenti amerikan e konsideroi të pamundur një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, por nuk përjashtoi një takim trepalësh me pjesëmarrjen e tij. “Një takim trepalësh mund...