I dënuar me 5 vite burg për vjedhje me dhunë/Kapet në Budapest dhe pritet ekstradimi i 45-vjeçarit shqiptar në Shqipëri

I dënuar me 5 vite burg për vjedhje me dhunë/Kapet në Budapest dhe pritet ekstradimi i 45-vjeçarit shqiptar në Shqipëri

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Budapest dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë. Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar: Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur...