Aksident tragjik në Peqin, humbin jetën dy të rinj

Aksident tragjik në Peqin, humbin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur Ura e Teqes. Mjeti tip Golf ka dal nga rruga. Në mjet kanë qenë 2 persona, shoferi Gabriel Lluca, rreth 24 vjeç dhe Denis Korbi,  24 vjeç. Të aksidentuarit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetonin lëndimeve. “Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”, Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të...