Skandali në Itali/ Foto të vajzave, përfshirë Kryeministren Meloni, publikohen në faqe pornografike! Identifikohet administratori i platformës online

Skandali në Itali/ Foto të vajzave, përfshirë Kryeministren Meloni, publikohen në faqe pornografike! Identifikohet administratori i platformës online

Hetimi mbi publikimin e imazheve të vjedhura të grave – përfshirë edhe figura publike si kryeministrja italiane Giorgia Meloni – në platforma pornografike të paligjshme si “Phica.eu”, “Phica.net”, “Comeup” dhe të tjera, ka hyrë në një fazë të re. Sipas burimeve të Policisë Postare italiane, është identifikuar administratori i këtyre faqeve, një shtetas italian, ashtu si edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, pavarësisht se serverat ndodhen jashtë vendit. Raporti i parë zyrtar pritet t’i dorëzohet Prokurorisë së Romës, ndërsa hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar paralelisht edhe në qytete të tjera të Italisë, pas ankesave të paraqitura nga viktimat – shumica gra, disa prej tyre zyrtare të shtetit. Nga shpifje te nxitje për dhunë: Hetuesit po shqyrtojnë akuza të rënda Hetimi po zgjerohet jo...