Stuhia ‘goditi’ Shqipërinë një ditë më parë, bëhet bilanci i dëmeve: Permbytje, pemë të rrëzuara…

Stuhia ‘goditi’ Shqipërinë një ditë më parë, bëhet bilanci i dëmeve: Permbytje, pemë të rrëzuara…

TIRANË- Një stuhi e fortë ere, shoqëruar me reshje të dendura shiu përfshiu mesditën e djeshme vendin tonë, duke shkaktuar probleme dhe dëme të mëdha në disa qytete. Përmbytje rrugësh, pemë të thyera, bllokim i lundrimit në det në të gjitha portet dhe anulim fluturimesh, ky është bilanci paraprak i shkaktuar nga stuhia 'e çmendur'. Era e fortë preku Tiranën, duke marrë çdo gjë para, ndërsa në disa zona të kryeqytetit u shkaktua kaos në trafik për shkak të përmbytjeve të rrugëve por edhe nga rrëzimi i pemëve. U dëmtuan disa automjete të parkuara në rrugë. Ndërkohë objekte në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar. Gjithashtu u regjistruan edhe raste plagosjeje, ku mbi 20 qytetarë pësuan lëndime nga xhamat e thyer apo objekte të...