Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin kërcënon Europën nga “shtëpia” e udhëheqësit kinez, nuk e përmend asnjëherë Trump-in: Le të kujtojnë historinë
Udhëheqësi rus, i cili ndodhej të shtunën në Pekin, në një intervistë sulmon militarizimin e BE-së (dhe nuk përmend kurrë SHBA-të). Në intervistën shumë të gjatë, mungojnë dy fjalë. Siç ndodh gjithmonë para një udhëtimi të tij në Kinë, Vladimir Putin i dha një intervistë agjencisë Xinhua, gjatë së cilës foli për aktualitetin gjeopolitik dhe gjendjen e botës, pa përmendur asnjëherë Shtetet e Bashkuara. Një rrethanë e çuditshme duke pasur parasysh çfarë ndodhi muajin e kaluar mes Alaskës dhe Uashingtonit, por krejtësisht e kuptueshme, nëse merret parasysh publiku dhe atyre që po i drejtohej presidenti rus. Pasi tha fjalë të mira për mikpritësin Xi Jinping, të cilin e quajti “udhëheqës i vërtetë i një fuqie të madhe me vizion të gjerë strategjik”, si dhe marrëdhënieve...