Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mes liderëve aziatik, Putin takohet me Xi Jinping në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti të dielën në qytetin verior kinez të Tianjinit për të marrë pjesë në një samit dy-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i cili synon të shfaqë një model alternativ qeverisjeje që bashkon shumë nga fuqitë kryesore të botës. Lideri i Kremlinit, presidenti kinez Xi Jinping, presidenti iranian Masoud Peskov, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri indian Narendra Modi janë midis rreth 20 krerëve të shteteve dhe qeverive euroaziatike që do të marrin pjesë së bashku me zyrtarë nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale në samitin e SCO-së, i cili është planifikuar të mbahet të dielën dhe të hënën në qytetin portual të Tianjinit. Disa udhëheqës, përfshirë Putinin dhe Peskov, janë ftuar të zgjasin qëndrimin e tyre deri të mërkurën për të marrë pjesë...