Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump: Jam i gatshëm të përdor avionët amerikanë për të garantuar sigurinë e Ukrainës
Në një intervistë me Daily Caller, Donald Trump tha se ishte i gatshëm të përdorte avionët amerikanë si masë sigurie për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. “Ndoshta,” shpjegoi presidenti amerikan, “do të bëjmë diçka. Do të doja të shihja një zgjidhje. Ata nuk janë ushtarët tanë, por çdo javë, pesë deri në shtatë mijë prej tyre vriten, kryesisht të rinj. Nëse do të mund ta ndaloja të gjithë këtë dhe të fluturoja një aeroplan herë pas here, kryesisht do të ishin evropianët, por ne, ne do t’i ndihmonim ata.” Trump tha se një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duket i pamundur, por se një takim trepalësh me të është i mundur. “Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di...