Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Stuhia rrëzon disa pemë ne aksin Fier-Cakran, bllokohet qarkullimi për disa minuta
                            Si pasojë e stuhisë që përfshiu mesditën e sotme edhe zonën e Fierit, disa pemë janë rrëzuar në aksin Fier–Cakran, veçanërisht në vendin e njohur si “Qafa e Shkozës”. Pemët e rrëzuara, të cilat ishin të djegura nga zjarret e viteve të kaluar, ranë mbi rrugë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin dhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve. Strukturat përkatëse ndodhen në terren për të mundësuar pastrimin dhe lirimin e plotë të këtij aksi të frekuentuar në çdo orë të ditës.