Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Moti me reshje shiu në jug-lindje të vendit, shkaktohen dëme në Maliq
                            Stuhia e shoqëruar me reshje shiu ka përfshirë juglindjen e vendit, duke shkaktuar probleme në qytetin e Maliqit. Era e fortë ka rrëzuar disa pemë përgjatë bulevardit kryesor, duke krijuar vështirësi në qarkullim. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e situatës. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të motit të paqëndrueshëm.