The Mirror:Lumi i Shalës ose ndryshe Tajlanda e Evropës, mahnit vizitorët e huaj

The Mirror:Lumi i Shalës ose ndryshe Tajlanda e Evropës, mahnit vizitorët e huaj

Shqipëria po ngjitet me shpejtësi në listën e destinacioneve më të lakmuara turistike në Europë. Një nga mrekullitë natyrore që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare është Lumi i Shalës, i cilësuar si një “parajsë e fshehur” nga prestigjiozja britanike Mirror. Me ujërat e kristalta, natyrën e paprekur dhe qetësinë që ofron, ky destinacion po kthehet në një magnet për turistët vendas e të huaj.I quajtur nga mediat britanike si “Tajlanda e Europës”, ky destinacion po mahnit vizitorët me ujërat e tij të kristaltë dhe peizazhet e egra të Alpeve Shqiptare.Artikuj të publikuar në shtypin britanik theksojnë se Lumi Shalës ofron një eksperiencë të ngjashme me ishujt tropikalë të Azisë Juglindore, por me një kosto shumë më të përballueshme dhe më afër Europës.I aksesueshëm vetëm...