Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Moti i keq/ Tragetit iu këput cima në portin e Durrësit, Autoriteti Portual: Situata u menaxhua me profesionalizëm
                            Si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin mesditën e sotme tragetit të linjës Durrës-Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga cimet.Pas këtij incidenti Autoriteti Portual Durrës përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se situata u menaxhua me profesionalizëm, duke bërë të mundur rilidhjen e cimes. Njoftimi i plotë: Gjatë fortunalit të sotëm, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga cimet (litari lidhës me kalatën). Falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si  Kapiteneria e Portit,  Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e cimes. Pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit. Jemi në gatishmëri të plotë...