Kumbaro: Festivali ndërkombëtar në Kukës, ftesë për të zbuluar magjinë e Gjallicës

Kumbaro: Festivali ndërkombëtar në Kukës, ftesë për të zbuluar magjinë e Gjallicës

Edicioni i katërt i festivalit “The Gjallica International” do të zhvillohet këtë fundjavë në qytetin e Kukësit, duke sjellë para publikut kuksian shumë artistë profesionistë, por edhe të rinj të talentuar. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i bëri sot jehonë këtij festivali i cili do të sjellë këtë fundjavë në zemër të Kukësit muzikë, artizanat, kujtesë historike dhe talentet e rinisë. Kumbaro theksoi se “ky festival është më shumë se një ngjarje, është një dëshmi e identitetit tonë kombëtar dhe një ftesë për çdo shqiptar e mik të huaj që ta zbulojë dhe ta jetojë magjinë e Gjallicës”. Synimi i festivalit “The Gjallica International” është ripërpunimi i pjesëve dhe i këngëve burimore kuksiane, duke promovuar resurset që ka Kukësi. Aktiviteti i bën jehonë...