Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Firmoset marrëveshja me BE për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë, Balluku: Përfundon në 2028
Sot, gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor në vend. “Ky projekt është një gur kilometrik për Shqipërinë dhe një pjesë e rëndësishme e puzzle-it të madh të transportit hekurudhor europian”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku. Ajo shtoi se ky investim jo vetëm që ofron efikasitet financiar për qytetarët, por është gjithashtu një alternativë miqësore për mjedisin. Më tej Balluku informoi se hekurudha Tiranë–Durrës pritet të dorëzohet brenda vitit 2025, ndërsa në vitin 2026 do të përfundojë...