Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dështon sërish seanca e Kuvendit në Kosovë/ Nuk ka koncensus për zgjedhjen e nënkryetarit nga lista serbe
FOTO ILUSTRUESE KOSOVË- Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit në Kosovë. Kryetari i ri, Dimal Basha e ka shpallur "të mbyllur" seancën e sotme pasi nuk u arrit të zgjidhej nënkryetari nga lista serbe. Gjatë seancës së sotme dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari Basha. Ndërsa deputeti tjetër nga ky komunitet, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Kjo situatë është e përsëritur në seancat për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, duke pasqyruar panoramën një ngërçi politik. Kujtojmë se ditë më parë, Kuvendi zgjodhi...