Lihet në burg inspektori i IMT-së Tiranë, çfarë deklaroi Gerald Fuçia para gjykatës

Lihet në burg inspektori i IMT-së Tiranë, çfarë deklaroi Gerald Fuçia para gjykatës

Inspektori i IMT-së së Tiranës, Gerald Fuçia, është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK për korrupsion në lidhje me një tendë të vendosur pa leje në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gjyqtarja Etleva Deda pranoi kërkesën e prokurorit të SPAK, Sotir Kllapi, dhe caktoi ndaj Fuçias masën e sigurisë “arrest me burg”. Në seancën me dyer të mbyllura, inspektori Fuçia mohoi çdo përfshirje në ngjarje, duke deklaruar: “Nuk e njoh fare qytetarin, as e kam kontaktuar, as takuar, as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore se nuk kam lidhje me këtë histori. E ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, si në dhjetëra...