Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Stuhitë/ Kapiteneria e Portit Detar Vlorë: Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit
Kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin për sot brenda gjirit të Vlorës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Përmes një njoftimi, Kapiteneria e portit detar të Vlorës thekson se ky vendim vjen për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Ndërsa për anijet e transportit ndërkombëtar detar është vendosur që të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Po ashtu në njoftim thuhet se përmirësimi i situatës së motit pritet pas orës 08:00 të datës 31.08.2025. Njoftimi: Kapiteneria e portit detar të Vlorës për shkak të kushteve të përkeqësuara hidrometerologjike ka vendosur të pezullojë lundrimin brenda gjirit të Vlorës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit për këtë të shtunë Njoftim për kushtet hidrometeorologjike detare...