Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Një mijë euro për një tendë/ Dorëzohet inspektori i IMT-së, kolegu del para gjykatës
Inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Klajdi Zhilla, i shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Posaçme, është vetëdorëzuar mbrëmjen e së premtes në ambientet e Policisë së Tiranës. Zhilla u paraqit i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Gjatë dëshmisë paraprake, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte shpallur në kërkim dhe se këtë informacion e kishte marrë nga mediat. Ndërkohë, këtë të shtunë në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj inspektorit tjetër të IMT-së, Geraldo Fuçia, i cili u arrestua më herët në kuadër të...