Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Vllaznia shpërthen ndaj Racing, 3 gola në gjashtë minuta…
Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia për vajza po luan këto çaste takimin e dytë në Grupin 4-ër të vlefshëm për vendin e tretë ndaj luksemburgasëve të Racing Union. Rezultati i pjesës së parë është 3-0 për skuadrën shkodarne të trajnerit Nikolin Leka e cila në minutat 27′, 28′ dhe 33′ ka shënuar me “breshëri” respektivisht me Arbiona Bajraktarin, Megi Doçin dhe Teresa Dedën. Vllaznia humbi tre ditë më parë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Dinamo Minsk 1-2, sfidë e vlefshme për grupin 4 të raundit të dytë kualifikues të Champions League për vajza duke humbur mundësinë e play off në këtë kompeticion ndërsa sot suksesi i tyre vlen play off-in e Europa League…vijon./Sportiim.al/ Vazhdo leximin