Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Tri plumba në zarf për aleatin e Vuçiç/ Rriten tensionet në Serbi, kërcënohet ministri i Brendshëm Daçiç (FOTO)
                            Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe njëherazi zv/kryeministri i vendit Ivica Daçiç është kërcënuar përmes një zarfi që përmbante 3 plumba, dërguar në adresën e tij. Sipas mediave në Serbi plumbat janë zbuluar gjatë kontrollit të zarfit përmes skanerit, ndërsa u vërtetua se dërgesa kishte mbërritur në adresën e Daçiç në datën 26 gusht. Sakaq, raportohet se policia identifikoi dhe gjeti personin që dorëzoi zarfin, dhe po punohet më tej për të përcaktuar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Daçiç është një prej aleatëve politikë më të vjetër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa përgjatë muajve të fundit të karakterizuar nga protesta të dhunshme ministria e Brendshme e drejtuar nga ai ka qenë në qendër të kritikave.