Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Eurozona mban nën kontroll inflacionin, BQE heziton për ulje të normave
                            Norma vjetore e inflacionit nuk tregoi shenja rritjeje në tre nga ekonomitë më të mëdha të eurozonës, duke mbajtur gjallë mundësinë e një uljeje të interesave në mbledhjen e ardhshme të Bankës Qendrore Europiane (BQE).Në Francë, inflacioni i çmimeve të konsumit, i harmonizuar sipas standardeve të BE-së, ra në 0.8% në gusht, nga 0.9% në korrik, sipas të dhënave të publikuara të premten nga instituti francez i statistikave. Rënia e mëtejshme e inflacionit e çon atë shumë poshtë nivelit 2% që BQE konsideron optimal. “Kjo është një rreze shprese për ata që favorizojnë politika monetare më të buta,” shkroi Claus Vistesen nga Pantheon Macroeconomics.Në Itali dhe Spanjë, inflacioni vjetor mbeti i pandryshuar këtë muaj, në 1.7% dhe 2.7% përkatësisht, sipas të dhënave të publikuara të...