Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Formimi i kabinetit të ri qeveritar, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së ‘zbarkon’ në Kryeministri
                            Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka shkuar paraditen e së premtes në kryeministri. Diplomatja amerikane qëndroi në godinën qeveritare përreth 20 minuta. Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Rregullator shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke certifikuar 11 majin. Vizita vjen gjithashtu në një kohë kur Rama pritet që të shpallë kabinetin e ri qeveritar. 11 shtatori përflitet si datë për mbajtjen e Asamblesë së PS-së, ku pritet të njoftohen emrat e rinj të qeverisë.