Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në Shkodër/ Autori bie në prangat e policisë
                            Autori i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Shkodër të enjten është vënë në pranga. Mësohet se Ndoc Maçaj, kushëriri i viktimës, është vënë në pranga disa orë pas arratisjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku dyshohet se pas një konflikti që kishte ndodhur përpara disa kohësh, Maçaj i mori jetën kushëririt të tij Piro Prronit.