Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmi në shkollën katolike në Minneapolis, prokurori: Autori ishte i fiksuar me vrasjen e fëmijëve
Policia e Minneapolis ka dhënë të tjera detaje lidhur me sulmin e një dite më parë në një shkollë katolike, ku një 23-vjeçar hapi zjarr dhe la të vdekur dy fëmijë të moshës 8 dhe 10-vjeçare. ndërsa 18 të tjerë u plagosën rëndë. Sipas autoriteteve, Robin Westman ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve. Prokurori i përkohshëm i Minesotës, Joseph Thompson, teka foli për shënimet e gjetura të të riut, tha se ato japin një pasqyrë të planeve, gjendjes mendore dhe urrejtjes së tij ndaj grupeve të ndryshme. Ai thotë se 23-vjeçari dukej sikur i urrente të gjithë dhe se ekzistonte një grup që ai e adhuronte, sulmues të tjerë të shkollave dhe vrasës masivë. “Duke i lexuar ato, një gjë është e...